Kupa-meshkujtPrishtina në konkurrencën e femrave dhe Feronikeli në konkurrencën e meshkujve kanë fituar Digitalb Kupën e Kosovës për edicionin 2014/2015. Në ndeshjet finale të zhvilluaranë Stadiumin e Qytetit  në Prishtinë, vashat e Prishtinës e kanë mposhtur 13 Qershorin, me rezultat bindës 5:1, derisa Feronikeli iu gëzua këtij trofeu pas gjuajtjes së penalltive, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola, kurse pas vazhdimeve 1:1. Behar Maliqi realizoi për Feronikelin nga penalltia, në minutën e 93-të,  teksa për mitrovicasit shifrat i barazoi Shpëtim Idrizi, me një gjuajtje nga distanca në  minutën e 95-të. Feronikeli ditë më parë e fitoi edhe titullin e kampionit të Raiffeisen Superligës, derisa kupën e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Femrat
Prishtina – 13 Qershori   5:1   (4:1)

Stadiumi i qytetut Prishtinë
Shikues: 1000
Shënues: A. Veliu (9, 13.53 ),Krasniqi ( 33 pen.),Kryeziu(36) për PR e Berisha (26) për 13 Qesh.
K. V. Halili i Pr.
Gjyqtarë: L. Mustafa, V. Kastrati e G. Hyseni.
Prishtina: Halili, Kaçiu, Syla, Gashi, Muhadri( Bunjaku) Veliu, Selmani(Ademi) Berisha, Dragusha, Kryeziu Krasniqi.
13 Qershori: Kolgeci, Mazreku, Baliaj, Zenelaj,(Gavazi) Kryeziu, Kadolli, Berisha, Javori, Bajramaj, Gashi e Avdyli.
Meshkujt
Trepça ’89- Feronikeli  5:4 me pen. 1:1    (  0:0)
Stadiumi i qytetit Prishtinë.
Shikues: 10.000
Shënues:  Idrizi ( 97) për Tr. ’89 e   Maliqi(93 pen. )për Fero. Pen. për Tr 89 shënuan: Mustafa, Baliqi, Izmaku, Kurtishaj. ndërsa për Fer: Maliqi, Gashi, Krasniqi, Eminhaziri e Shala.
K. V. Maliqi i Fer.e Bekteshi, Ar. Mustafa,  Peci, Sahiti ,Baliqi , Lushtaku të Tr. ‘ 89
Gjyqtarë: B. Kosumi, F. Berisha, D. Preniqi e B. Gashi
Trepça ’89: Manxholli, Sahiti, Idrizi, Izmaku, Bekteshi, Peci,( Kaqiku)  A. Mustafa, D. Mustafa, Hyseni (Hyseni),Musaj,( Lushtaku) Kurtishaj.
Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gerbeshi, Lladrovci, B. Shabani, Xh. Shabani,(Krasniqi)  Maliqi, Olluri (Eminhaziri) , Elshani( Gashi), Livoreka.
Dorzimi i kupes-femrat
Feronikeli kupa
Çast femrat Çast meshkujt