Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, ka realizuar fitoren e tretë në këtë edicion në Vala Superligë. Sot në kuadër të javës së 5-të, Feronikeli ka arritur të mposhtë Drenicën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 2:1. Feronikeli ishte më i mirë pothuaje gjatë tërë ndeshjes, por të parët që shënuan ishin futbollistët e Drenicës. Ishte minuta e 20-të kur Taulant Dajaku shënoi me gjuajtje nga brendësia e zonës për të kaluar vendasit në epërsi. Skuadra e Afrim Tovërlanit pas shumë rasteve të shpërdoruara arriti të shënojë golin e barazimit në minutën e 39-të, kur Mevlan Zeka shënoi nga afërsia pas asistimit të Mentor Zhdrellës. Në minutën e 40-të të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak, ngase gjyqtari Bajram Gashi i përjashtoi Azem Bejtën dhe Blerand Kurtishajn pas një përplasje verbale ndërmjet veti. Në pjesën e dytë Feronikeli ishte edhe më këmbëngulës, por me gjithë rastet e shumta arriti të shënojë vetëm në minutën e 63-të kur Behar Maliqi shënoi me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës. Gjithsesi, ky gol ishte i mjaftueshëm për tri pikë të reja, megjithëse në minutën e 80-të mbeti edhe pa Mendurim Hotin, i cili u përjashtua për shkak të simulimit brenda zonës.
Vala Superliga
Drenica – Feronikeli 1:2
Liga e Parë
Fushë Kosova – Deçani 2:0
Ramiz Sadiku – Flamurtari 0:3
2 Korriku – Ballkani 1:1
Liga e Dytë – Grupi A
Lugu i Baranit – Përparimi 6:1
Liga e Dytë – Grupi B
Bashkimi Gj – Arberia 0:3
Superliga – Juniorët
Besa – Trepça, nuk udhëtoi skuadra mysafire
Vëllaznimi – Prishtina 1:5
Vushtrria – Gjakova 0:0
Liga e Parë – Juniorët
Ferizaj – Drita 1:5
Raiffeisen Liga e Kadetëve
Liria – Llapi 1:0
Trepça ’89 – Ferizaj 1:1
Trepça – Drenica 2:1
Drita – Gjilani 3:2
Raiffeisen Liga e Femrave
Kosova (P) – 13 Qershori 1:1
Dukagjini – Llapi 1:3