feronikeli-liria1Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Feronikeli, ka shënuar fitore në kuadër të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Lirinë, me rezultat 2:0. Sfidën e zhvilluar, të shtunën, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e ka mbizotëruar plotësisht skuadra e Feronikelit, e cila prej shumë rasteve të krijuara ka arritur t’i realizojë dy gola. Shifrat e kësaj ndeshje u zhbllokuan në minutën e 28-të, kur Mark Milicaj shënoi me gjuajtja nga këndorja, i ndihmuar paksa edhe nga era, por edhe nga reagimi i dobët i portierit mysafir, Altik Muhaxherit. Ndërkohë, fitoren e Feronikelit e vulosi, Mevlan Zeka, në minutën e 50-të, kur shënoi nga afërsia pas reagimit të dobët të mbrojtjes prizrenase. Pas kësaj fitoreje Feronikeli ngjitet në pozitën e parë, me 44 pikë, ku do të qëndrojë së paku deri nesër kur Hajvalia luan kundër Drenicës.
 

Raiffeisen Superliga Java e 23-të
E premte 01.04.2016
Llapi – Drita                          1-1
E shtunë 02.04.2016
Feronikeli – Liria                    2-0
 .
Liga e Parë: Java e 20-të
E shtunë 02.04.2016
KEK-u – Fushë Kosova                   0-1
Ballkani – Ramiz Sadiku                2-0
Kosova (P) – Luftëtari             2-1
.
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 18-të
E shtunë 02.04.2016
Lepenci – Kastrioti                 15-2
.
Superliga Juniorët: Java e 18-të
E shtunë 02.04.2016
Vëllaznimi – Trepça ’89            1-1
Vushtrria – Flamurtari             3-0
Feronikeli – Liria                     1-1
.
Liga e Parë: Java e 8-të
E shtunë 02.04.2016
Trepça – Ferizaji                      1-0