8 mars, 2017 – Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Vala Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, ka shënuar fitore në duel me Llapin, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të rëndësishme në garën për titull skuadra e Afrim Tovërlanit e gjeti në minutën e 90-të, kur Ron Statovci shënoi autogol me kokë. Kjo fitore ia mundësoi Feronikelit të ngjitet në pozitën e dytë me 42 pikë, gjashtë më pak se Trepça ’89, që kryeson renditjen. Fitore të rëndësishme, por në garën për mbijetesë kanë shënuar Ferizaj dhe Drenica para tifozëve të vet. Ferizaj ka arritur ta mposhtë Dritën, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Maliq Behluli, në minutën e 7-të. Ndërkaq, Drenica iu gëzua fitores në duel me Trepçën, në stadiumin “Bajram Aliu”, po ashtu me rezultat 1:0, me golin e shënuar Kreshnik Uka, në minutën e 14-të. Besa ka shënuar fitore të lehtë në duel me Hajvalinë, me rezultat 4:0, me golat e shënuar nga Fatih Karahoda (6’), Fisnik Papuqi (37’, 42’) dhe Leart Emini (90’), derisa ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë është mbyllur pa gola.
Vala Superliga – Java e 20-të
Feronikeli – Llapi 1:0
Ferizaj – Drita 1:0
Drenica – Trepça 1:0
Besa – Hajvalia 4:0
Gjilani – Liria 0:0
Trepça ’89 – Prishtina 1:0