Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, ka realizuar fitoren e radhës në Raiffeisen Superligë, duke bërë një hap tjetër drejt mbrojtjes së titullit. Në fakt, Feronikeli e ka mposhtur Prishtinën, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1:0 dhe duke iu falënderuar edhe barazimit të Hajvalisë në duel me Dritën, tashmë e ka shtuar epërsinë në 5 pikë. Golin e fitores për Feronikelin e ka shënuar Mendurim Hoti, me kokë pas harkimit të Mark Milicajt, në minutën e 13-të. Për Prishtinën kjo ishte humbja e parë pas tri fitoreve radhazi. Në anën tjetër, Hajvalia pas humbjes në Prizren kundër Lirisë, nuk ka arritur t’i gëzohet fitores as në shtëpi në duel me Dritën, duke e mbyllur sfidën 0:0. Hajvalia pati mbizotërim në lojë, por Drita pati dy raste të pastra shënimi në pjesën e dytë, por nuk e realizoi asnjërën prej tyre. Ndërkaq, fitore shumë të rendësishme ka realizuar Drenica në përballje me Lirinë në stadiumin “Bajram Aliu”, me rezultat 2:0. Deri te kjo fitore drenicasit arritën me mjaft vështirësi, pasi të dy golat i gjeti në fund të ndeshjes. Fillimisht Sami Geci shënoi nga penalltia, në minutën e 87-të, kurse një minutë më vonë Granit Arifaj shënoi me gjuajtje me kokë.
E shtunë
Fushë Kosova – 2 Korriku 3-2
Grupi A – Java e 15-të
E shtunë