Feronikeli është fituesi i edicionit të 6-të Kupa e Pavarësisë, turne i cili tashmë është shndërruar në një traditë në Vlorë. Skuadra e Superligës së Kosovës, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë turne, mposhti 1-0 në finale Shkëndijën e Tetovës falë golit të Përparim Livorekës në minutën e 6-të.
Në gjysmëfinale Ferronikeli mundi 3-1 me 11-metërsha Llamkos Kosovën, ndërsa Shkëndija mori një fitore minimale ndaj Flamurtarit të Vlorës falë golit të Bashkim Lamës.
Lojtari më i mirë i edicionit të 6 të Kupës Pavarësia u shpall portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi.
Rezultatet
Kupa e Pavarësisë
Gjysmëfinalet
Shkëndija – Flamurtari 1:0
Llamkos Kosova – Ferronikeli (1:3 pas penalltive)
Finalja
Shkëndija – Feronikeli 0:1