image-1114908332658c5615bfccb956c43bbee54809ebbd398a342043ed282eebf4c0-VSkuadra e Feronikelit është kampione e re e Kosovës. Në xhiron e fundit të këtij edicioni në Raiffeisen Superligë, skuadra nga Drenasi ka brazuar me Prishtinën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me rezultat 2:2. Ky barazim ishte i mjaftueshëm për Feronikelin, që iu gëzua titullit të parë të kampionit në histori. Golat për kampionët i shënuan Behar Maliqi, në minutën e 22-të dhe Lapidar Lladrovci, në minutën e 56-të, derisa golat për prishtinasit i shënoi Labinot Osmani nga pika e bardhë, në minutën e 76-të dhe në minutën e 90-të. Medaljet dhe trofeun për skuadrën e Feronikelit i ndanë anëtarët e KE të FFK-së. Përveç kampionit, pas ndeshjeve të kësaj jave dihen edhe çiftet e barazhit për Superligë, ku do të takohen Drita-Flamurtari dhe Vëllaznimi-Gjilani.