feronikeli4Skuadra e Feronikelit është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në futboll. Elhami Berisha ka shënuar gol në minutën e fundit të takimit për t’ia siguruar Feronikelit fitoren 1:0 kundër Dritës në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Skenderaj.
Ndeshja e parë e këtyre skuadrave në Gjilan kishte përfunduar 0:0.
Feronikeli golin e fitores e realizoi vetëm në minutën e fundit të takimit. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Elhami Berisha mori një top nga mesfusha nga Përparim Livoreka duke dalë vetëm para portierit gjilanas, Artan Latifi, duke shënuar zhagas për 1:0.
Drita, përkundër rasteve, nuk arriti të shënojë në këtë sfidë, duke bërë që Feronikeli ta rishkruaj historinë e saj. Livoreka u ndëshkua me karton të kuq në fundin e takimit, për shkak të simulimit. Feronikeli tani pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë e cila zhvillohet nesër në Vushtrri.