24 korrik, 2019 – Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1, në duel me kampionin e Sllovakisë, Slovan në Bratisllavë. Kjo ishte ndeshjen e parë e këtyre dy skuadra në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Europa League, pasi paraprakisht janë eliminuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve. Kampionët tanë kanë treguar një paraqitje shumë të mirë në duel me kampionët e shumëfishtë të Sllovakisë, teksa kanë hasur në thirrje me konotacion politikë nga tifozët sllovakë.
Slovan Bratislava kaloi në epërsi pas nëntë minutash lojë dhe atë nga ndërprerja, kur Nono shënoi duke iu falënderuar një devijimi të topit nga mbrojtësit e Feronikelit. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, teksa në vazhdim ishin sërish sllovakët që shënuan, por këtë herë nga pika e bardhë nëpërmjet Sporar në minutën ne 61-të, pasi gjyqtari grek akordoi një penallti të dyshimtë. Mirëpo, as ky gol nuk i dekurajojë futbollistët e Feronikelit, të cilët në minutën e 67-të shënuan golin shpresëdhënës nëpërmjet Mendurim Hotit, për rezultatin përfundimtar të këtij dueli 2:1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 30 korrik, në orën 18:00, e ku Feronikelit do t’i mjaftonte fitorja 1:0 për të kaluar tutje.