3 nëntor, 2018 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 14-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kryesuese, Feronikeli ka shënuar fitoren e radhës, këtë herë si mysafire në Therandë kundër Ballkanit, me rezultat 1:0. Golin e fitores për skuadrën nga Drenasi e ka realizuar Kastriot Rexha, në minutën e 26-të. Fitore me të njëjtin rezultat dhe si mysafire ka realizuar edhe Prishtina, që vazhdon ta ndjekë hap pas hapi skuadrën lidere. Bardhekaltrit e kryeqytetit golin e fitores në duel me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e kanë shënuar në minutën e 89-të nëpërmjet Basit Khalid. Ndërkohë, edhe në ndeshjen e tretë fitores iu gëzua skuadra udhëtuese. Flamurtari shumë më vështirë se sa është pritur e ka mposhtur skuadrën e fundit në renditje, KEK-un, me rezultat 4:3. Golat për Flamurtarin i shënuan Alban Shillova (8’), Agron Bruqi (27’) dhe Egzon Krasniqi (46’ e 75’), derisa për “elektricistët” shënuan Rilind Nimani (6’), Vigan Veliu (30’) dhe Gëzim Berisha (89’).
IPKO Superliga
Java 14
E shtune
Drenica – Prishtina 0:1
KEK-u – Flamurtari 3:4
Ballkani – Ferronikeli 0:1
E diel
Drita – Liria
Trepça’89 – Gjilani
Ferizaj – Llapi
Liga e parë
Java 12
E shtunë
Onix Banja – Besa 0:2
Fushe Kosova – 2 Korriku 0:0
Ramiz Sadiku – Istogu 2:4
E diel
Vellaznimi – Trepça
Dukagjini – Bashkimi
Drenasi – Vushtrria
Arberia – Vitia
Kika – Vllaznia P