Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 26-të të Raiffeisen Superligës. Feronikeli ka vazhduar serinë pozitive, duke shënuar fitore tepër të rëndësishme si mysafir kundër Vushtrrisë, me rezultat 1:0. Kampionët në fuqi iu gëzuan tri pikëve me golin e Mentor Zhdrellës, në minutën e 79-të. Kësisoj, Feronikeli ka bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit, duke pasur parasysh se tashmë ka 7 pikë epërsi ndaj ndjekëses më të afërt, Hajvalisë, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund të kampionatit. Në fakt, Hajvalia nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në duel me Prishtinën në kryeqytet, duke e mbyllur sfidën baras, 0:0. Ky barazim nuk i shkon përshtati as Prishtinës, pasi mbetet në zonën e rrezikshme, në pozitën e 9-të me 31 pikë. Besa ka shënuar fitore me rezultat bindës në shtëpi në duel me Drenicën, me rezultat 3:0. Golin e parë për pejanët e shënoi Fetim Kasapi (51’), derisa më pas dy gola i realizoi Kastriot Rexha (62’, 70’). Me këtë fitore Besa arrin në kuotën e 40 pikëve dhe zë vendin e pestë, ndërsa Drenica mbetet në pozitën e shtatë më 34 pikë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke e mundur Lirinë, me rezultat 1-0, me golin e Erdin Hashanit.
Raiffeisen Superliga: Java e 26-të
E premte, 15.04.2016
Trepça ’89 – Gjilani 3-1
E shtunë, 16.04.2016
Istogu – Llapi 2-0
E diel, 17.04.2016
Vushtrria – Feronikeli 0-1
Besa – Drenica 3-0
Drita -Liria 1-0
Prishtina – Hajvalia 0-0
Liga e Parë: Java e 23-të:
E shtunë 16.04.2016
Rahoveci – Vellaznimi 2-1
2 Korriku – Ramiz Sadiku 3-2
E diel, 17.04.2016
Trepça – Fushë Kosova 3-0
Dukagjini – Vllaznia (P) 1-0
Ferizaj – Kosova (P) 5-3
Flamurtari – Vitia 3-1
Behari – KEK-u 1-2
Luftëtari – Ballkani 0-1
Liga e Dytë, Grupi A – Java e 16-të
E diel, 17.04.2016
Iliria – Lugu i Baranit 1-1
Deçani – Rilindja e Kosovës 2-0
Dushkaja – Besa 0-0
Opoja – Minatori 6-1
Ratkoci, Leshani pushuan
Liga e Dytë – Grupi B – Java e 21-të
E shtunë, 16.04.2016
Ulpiana – Bashkimi (K) 0-0
Besëlidhja – Kaolini 2-1
E diel, 17.04.2015
Vjosa – Bashkimi (Gj) 0-5
E hënë, 18.04.2016
Kastrioti – 18 Korriku
Galaksia, T.Çanga, Kika, Lepenci pushuan
Superliga Juniorët
E shtunë, 16.04.2016
Besa – Rilindja 5-0
Liria – Vëllaznimi 2-3
Vushtrria – Llapi 1-1
Flamurtari – Feronikeli 0-2
E diel, 17.04.2016
Drenica – Istogu 1-3
2 Korriku – Prishtina 1-1
Ramiz Sadiku – Trepça ’89 0-1
Drita – Hajvalia 1-3
Liga e Parë, Juniorët – Java e 10-të
E shtunë, 16.04.2016
Trepça -KEK-u (nuk u zhvillua)
Ferizaj – Gjilani 0-0
E diel, 17.04.2016
Gjakova – Ballkani 4-1
Fushë Kosova pushon
Raiffeisen Superliga – Femrat – Java e 11-të
E shtunë, 16.04.2016
Mitrovica – Dukagjini 7-0
13 Qershori – Intelektualet 2-1
E diel, 17.04.2016
Llapi – Kosova (P) 2-0
E hënë, 18.04.2016
Hajvalia – Vizioni
Ulpiana pushoi