kosova-ishujtfaroeKosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore pas pranimit në UEFA e FIFA, duke i mposhtur Ishujt Faroe, me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Volksbank” në Frankfurt në praninë e rreth 5 mijë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani dhe shtetet përreth.  Të pranishëm në këtë ndeshje përveç krerëve të FFK-së ishin edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Rainer Milkoreit, si dhe një delegacion i FIFA-s. Para fillimit të ndeshjes adhruesit i ka përshëndetur kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe nënkryetari i Federatës gjermane të futbollit, Rainer Milkoreit. Ndeshja nisi me intonimin e himnit të Gjermanisë, në shenjë respekti për vendin mikpritës të kësaj miqësoreje dhe për kontributin që ka dhënë DFB-ja për futbollin kosovar, si dhe me intonimin e himneve të dy shteteve. Në fakt, kjo ishte hera e parë që Kosova u paraqit me himn dhe flamur shtetëror në ndeshjet ndërkombëtare, pas pranimit në UEFA e FIFA. Futbollistët e Kosovës e nisën të qetë ndeshjen dhe 15 minutat e parë kaluan me lojë të baraspeshuar.  Në vazhdim ishin futbollistët tanë që e qarkulluan  më mirë topin dhe krijuan disa aksione të mira, por futbollistët e Ishujve Faroe ishin të përqendruar në mbrojtje. Në minutën e 36-të Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq Besart Celinën pas një dueli verbal me futbollistin kundërshtar. Ky veprim i gjyqtarit la të habitur të gjithë në stadium. Mirëpo, përkundër këtij fakti Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe në minutën e 44-t shënoi edhe golin e epërsisë kur Albert Bunjaku shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të shkëlqyeshëm të Leart Paçaradës.  Në pjesën e dytë ishte skuadra kundërshtare ajo që u vërsul në sulm duke kërkuar golin e barazimit, duke pasur parasysh faktin se kishte edhe epërsinë numerike në fushë. Megjithatë, loja e djelmoshave të Albert Bunjakit ishte në nivelin e duhur, megjithëse përzgjedhësi u detyrua të bëjë disa zëvendësime të detyruara për shkak të lëndimeve. Në minutat e fundit të ndeshjes kur Ishujt Faroe po bënin trysni në mbrojtjen tonë, pas një kundërsulmi të shpejtë Bernard Berisha dëpërtoi në zonë gjuajti furishëm, portieri e dëboi topin por vetëm deri te Elbasan Rashani, i cili e dërgoi topin në rrjetë për të vulosur fitoren e Kosovës, me rezultat 2:0. Ky gol dhe kjo fitore krijoi entuziazëm të madh tek shikuesit, të cilët festuan gjatë së bashku me futbollistët këtë fitore historike.
Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, duke falënderuar konsulin  e përgjithshëm të Republikës së Kosovës dr. Ajvaz Berisha, i cili tërë personelin dhe veturat e konsulatës i kishte vënë në dispozicion dhe në shërbim të FFK-së, ia dhuroi atij një flamur. Njëherësh kryetari Vokrri ka falënderuar në veçanti Federatën gjermane si dhe vëllëzerit Zija e Nexhat Shoshi e Fehmi Konxhelin për gjithë atë që kanë bërë që kjo ndeshje të zhvillohet. Po ashtu FFK-ja falënderon të gjithë bashkëatdhetarët tanë që ndihmuan dhe që sot ishin në tribunat e stadiumit në Frankfurt.
[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]PLACE_LINK_HERE[/youtube]
[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]PLACE_LINK_HERE[/youtube]
kosova-ishujtfaroebunjakigol
030616kosovaekipi 030616kapitenet 030616kosova-ishujtfaroe1 030616kosova-ishujtfaroe2 030616kosova-ishujtfaroe3
vokrri-konsuliajvazi vokrriintervistss flamurikosishujt shtabiteknikkosova komitetiekzekutivfrankfurt
bernardtberisha1
0306albertbunjakusulmuesi 0306kosovagezimi