FFK vazhdon t’i kushtojë vëmendje të madhe shtrirjes së aktiviteteve të futbollit tek të rinjtë. Në kuadër të programit ‘Grassroots’, ditë më parë në Gjilan është mbajtur Festivali i Futbollit, ku kanë marrë pjesë nxënësit e të dy gjinive nga të gjitha shkollat e mesme të kësaj komune. Argëtim maksimal përmes lojës së futbollit për vajzat dhe djemtë gjilanas nën rrezet e diellit në këtë fillim marsi. Programi “Grassroots” përfshinë aktivitete të shumta për të rinjtë, duke përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe të të gjitha komuniteteve.