16 tetor, 2018 – Në prag të ndeshjes Izrael U21 – Kosovë U21, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Izraelit, sipas traditës së anëtareve të UEFA-s, kanë shtruar drekë zyrtare për delegacionin e FFK-së dhe delegatin e UEFA-s. Në këtë drekë FFK u përfaqësua nga anëtarët e KE, Xhelal Broja e Bekim Rexhepi, drejtori për marrëdhënie me jashtë, Artan Govori dhe drejtori teknik, Michael Nees. Gjatë kësaj dreke të dyja palët uruan njëra-tjetrën për ndeshje korrekte dhe sukses, derisa shkëmbyen edhe përvoja të ndryshme nga jeta e futbollit, përkatësisht nga ecuria e zhvillimit të dy federatave. Në fund të drekës u shkëmbyen edhe dhurata.