22 prill, 2024 – Presidenti Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Fushës së Kosovës, Burim Berisha si dhe drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, Ali Topallin.
Në këtë takim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes FFK-së dhe Komunës së Fushës së Kosovës. Pjesë e këtij memorandumi do të jetë edhe rregullimi i fushës në Fushë Kosovë. Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Berisha për bashkëpunimin e ngushtë dhe për gatishmërinë për ta ndihmuar KF Fushë Kosova, si dhe për zhvillimin e futbollit në përgjithësi. Në anën tjetër, kryetari i komunës, Burim Berisha, falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen ndaj klubeve dhe për kujdesin ndaj krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive.