11 korrik, 2016 – Kryetari i Komsionit të Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës Përparim Hasani me bashkëpunëtorë kanë zhviluar një vizitë Shoqatës së Arbitrave në FSHF-së, ku janë pritur nga Tahir Kastrati kryetar i Shoqatës së Arbitrave të futbollit të Shqipërisë, kryetari i Komisionit të Arbitrave Olaren Kotherja si dhe instruktori për çështje të referimit Sokol Jareci. Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqatave në të ardhmen veçmas Shoqatës së Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës i nevojitet mbështetje pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, dhe gjyqtarët e futbollit të Kosovës do të shfryetëzojnë përvojën e gjyqtarëve nga Shqipëria. Në këtë drejtim krerët e Shoqatës nga Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojnë dhe t’i mbështesin kolegët e tyre nga Kosova, në të gjitha format.