19 nëntor, 2018 – Para ndeshjes përmbyllëse në grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, Kosova-Azerbajxhani, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtari i KE Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu shtruan darkë për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit.
Duke ju dëshiruar mirëseardhje e qëndrim të këndshëm në Kosovë, nënkryetari Bakir Burri i njohu mysafirët për zhvillimin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës si dhe për strategjinë zhvillimore për të ardhmen, duke konsoliduar ligat në të gjitha rangjet dhe në të dyja konkurrencat e në veçanti foli për angazhimin në përmirësimin e infrastrukturës. Të dyja federata u pajtuan që të rrisnin bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të dyanshëm dhe në vazhdim të këmbejnë edhe përvojat dhe resurset humane. Në fund u këmbyen edhe dhurata.