31 maj, 2018 – Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin. Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në – që ndeshja të zhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje. Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor.