12 gusht, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës kërkon nga qytetarët që deri nesër në mëngjes t’i largojnë veturat e parkuara rreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Çdo veturë e mbetur do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave. Ky veprim bëhet në kuadër të organizimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila njëherësh shërben edhe si test për licencim të stadiumit nga inspektorët e UEFA-s.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës