4 mars, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës e ka përgatitur platformën e veçantë për procesin e akreditimit të mediave për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares.
Përfaqësuesit e mediave duke nisur nga sot mund t’i qasen kësaj platforme në linkun https://ffk-media.com/ ose tek linku Akreditimi i mediave në web – faqen zyrtare të FFK-së.
Procesi i akreditimit për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë dhe për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, do të zgjasë deri më 15 mars.
Për ndonjë paqartësi rreth këtij sistemi, ju lutemi na shkruani në email tek dardansadiku@ffk-kosova.com, ndërsa për pyetje tjera rreth këtij procesi ju lutem na shkruani tek press@ffk-kosova.com
Çdo kërkesë e plotësuar pas datës 15 mars nuk do të merret parasysh.