12 mars, 2019 – Presidenti Agim Ademi e ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit nga kjo ministri. Në bazë të këtij memorandumi Federata e Futbollit e Kosovës do të mbështetet me 276 mijë e 590 euro.

Ministri Gashi theksoi se me këto memorandume krijohen mundësitë që federatat të funksionojnë me më efikasitet.

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi ministrin për përkrahjen që po i ofron sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, derisa theksoi se këto mjete do të përqendrohen në projektet zhvillimore të futbollit.