Federata e Futbollit e Kosovës gjatë kësaj vere do të organizojë kampin për talentet e rinj të grupmoshës 17-vjeçe për vendet e Skandinavisë. Ky kamp do të mbahet më 16 e 17 gusht në Goteborg të Suedisë. Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë kamp duhet të paraqiten nëpërmjet emailit kosovau17@outlook.com më së largu deri më 10 gusht, kurse të drejtë ppjesëmarrjeje kanë të lindurit në vitet 1997/1998. Ky kamp realizohet me ndihmën e Agron Ismailit.
Me talentet që do të jenë pjesë e këtij kampi do të punojë stafi i Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshën 17-vjeçe, në krye me përzgjedhësin Besnik Kollari.
Orari i kampit
E shtunë, 16 gusht
Regjistrimi i lojtarëve 09:00 – 10:00
Stërvitje 10:00 – 12:00
Pauzë për drekë 12:30 – 14:30
Stërvitje 15:00 – 17:00
Teori 19:00 – 20:00
E diel, 17 gusht
Stërvitje 09:00 – 11:00
Pauzë për drekë 11:15 – 12:45
Stërvitje 13:00 – 14:30
Përfundimi i kampit 14:30 – 15:30