Federata e Futbollit e Kosovës organizon për herë të parë kursin gjysmëvirtual për trajnerë të Licencës “C” (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies EduBreak.
Kursi do të organizohet në faza të ndryshme: virtuale dhe të kontaktit (stërvitjeve). Në fazën virtuale, pjesëmarrësit kanë ligjërata dhe detyra nepërmjet web-it dhe duhet të marrin pjesë me një Laptop/Desktop me lidhje interneti. Gjatë fazës së kursit më kontakt ose stërvitje, pjesëmarrësit duhet të vijnë në Prishtinë për punën praktike në fushë.
Pjesëmarrja e plotë është obligative, por nuk do të ketë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 12. Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në Internet. Gjuha angleze nuk është kusht, por do të jetë avantazh. Kursi është pa pagesë.
Kursi do të mbahet në datat në vijim.
Faza virutale e mësimdhënies:
-E premte 26/06/2020 nga 09:00-12:00
-E shtunë 27/06/2020 nga 10:00-12:00
-E hënë 29/06/2020 nga 09:00-12:30
-E martë 30/06/2020 nga 09:00-11:00 dhe nga 13:00-15:00
-E enjte 02/07/2020 nga 09:00-11:00
-E premte 03/07//2020 nga 09:00-11:00
-E shtunë 04/07/2020 nga 09:00-11:30
-E hënë 06/07/2020 nga 09:00-11:00
-E mërkurë 08/07/2020 nga 09:00-11:30
-E enjte 09/07/2020 nga 09:00-11:00
-E premte 10/07/2020 nga 09:00-11:00
-E hënë 13/07/2020 nga 09:00-12:00
Faza e kontaktit ose stërvitjeve:
-E premte 26/06/2020 17:00-18:00 në Prishtinë
-E premte 03/07/2020 17:00-18:00 në Prishtinë
-E hënë 06/07/2020 17:00-18:00 në Prishtinë
-E martë 14/07/2020 nga 09:30-12:00 në Prishtinë
-E mërkurë 15/07/2020 nga 09:30-12:00 në Prishtinë
-E enjte 16/07/2020 nga 09:30-12:00 në Prishtinë
-E premte 17/07/2020 nga 09:30-12:00 në Prishtinë
-E shtunë 18/07/2020 nga 09:30-12:00 në Prishtinë
Kriteret për Licencën C të FFK-së:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
• Çertifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 23.06.2020 te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)
lorikfazlija@ffk-kosova.com
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Formulari