14 maj, 2024 – Departamenti i Edukimit në Federatën e Futbollit të Kosovës organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë të portierëve. Kursi do të mbahet nga data 14 qershor deri më 19 qershor 2024, në Kampin Nacional në Hajvali.

Aplikantët e interesuar duhet të kenë 5ë përfunduar “kursin D të trajnerëve për portierë”.

Përmbajtja e këtij kursi do të jetë:
• Përsëritja e teknikave bazike
• Pozicionimit bazik
• Ndërtimi i aksionit i detajuar,
• Teknikat e detajuara të mbrojtjes së goditjeve,
• Situata 1v1 në teknikë dhe taktikë,
• Mbrojtja e hapësirës,
• Video analizë e stërvijtes dhe ndeshjes,
• Struktura periodike e një stërvitje të portierave,
• Stërvijte të përshtatur në moshë.

Fundi i kursit do të përmbyllet me një provim praktik.

Të interesuarit për aplikim duhet të kenë dokumentat e kompletuara si vijon: Aplikiacioni, Certifikatë Mjekësore (e lëshuar në QKMF), Certifikatë që nuk jeni nën-Hetime, Diplomë e Shkollës së Mesme apo Fakultetit, 2 Foto.

Çmimi për kurs do të jetë 200 €.

Të gjithë të interesuarit mund të dorezojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 10.06.2024 te:
departamentiteknik@ffk-kosova.com

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në kurs. Aplikacioniet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shkarko Aplikacionin