Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin gjysmë virtual për trajnerë të Licencës “C” (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies Edubreak.
Kursi do të organizohet në faza të ndryshme: virtuale dhe të kontaktit (stërvitjeve). Në fazën virtuale, pjesëmarrësit kanë ligjërata dhe detyra nëpërmjet web-it dhe duhet të marrin pjesë me një Laptop/Desktop me lidhje interneti. Gjatë fazës së kursit më kontakt ose stërvitje, pjesëmarrësit duhet të vijnë në Prishtinë për punën praktike në fushë.
Pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 24. Kandidatet e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në internet. Kursi është pa pagesë.
Kursi do të fillojë nga data 01.06.2021.
Kriteret për Licencën C të FFK-së:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
• Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 28.05.2021 në FFK tek:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)
lorikfazlija@ffk-kosova.com
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.