Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies Edubreak. Kursi do të organizohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të mbahen ligjëratat dhe stërvitjet. Ligjëratat dhe stërvitjet mbahen nga e hëna në të premten.
Pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 24. Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në internet. Kursi është 200 €.

Kursi do të fillojë nga data 08.05.2023.

Kriteret për pjesëmarrje në Kursin për Licencën C:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shkarko këtu)
• Dy foto (dimensionet e pasaportës)
• Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 29.04.2023 tek: departamentiteknik@ffk-kosova.com

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.