5 maj, 2017 –  Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Qendra për Edukimin e Trajnerëve në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit organizon kursin për trajner për licencën UEFA A. Pjesa e parë e këtij kursi do të mbahet prej 22 maj deri më 3 qershor, kurse pjesa e dytë prej 19 qershor deri më 8 korrik. Të interesuarit duhet të aplikojnë për këtë kurs në Federatën e Futbollit të Kosovës deri më 18 maj në orën 16:00.