12 tetor, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës organizon kurs për trajnerët e portierëve të interesuar për Licencën C. Faza e teorisë së kursit do të mbahet online nëpërmjet platformës ffk.edubreak.de dhe Zoom. Stërvitjet do të mbahen në kampin edukativ të FFK-së në Hajvali. Aplikantët e interesuar duhet te kenë të përfunduar “Kursin e Portierëve D”. Datat për kursin do të jenë si në vijim:

Teori

  • 25 tetor 2021, 08:30-10:00 dhe 10:30-12:00
  • 7 nëntor 2021, 08:30-10:00 dhe 10:30-12:00
  • 17 nëntor 2021, 16:30-18:00

Praktikë

  • 21 nëntor 2021
  • 22 nëntor 2021
  • 23 nëntor 2021

Përmbajtja e këtij kursi do të jetë:

  • Përsëritja e teknikave bazë
  • Pozicionimi bazik
  • Ndërtimi i detajuar i aksionit
  • Teknikat e detajuara të mbrojtjes së goditjeve
  • Situata 1v1 në teknikë dhe taktikë
  • Mbrojtja e hapësirës
  • Video analizë e stërvitjes dhe ndeshjes
  • Struktura periodike e një seance stërvitëse të portierëve
  • Stërvitje të përshtatur në moshë

Fundi i kursit do të përmbyllet me një provim praktik.

Të interesuarit për aplikim duhet të kenë dokumentet e kompletuara si vijon:

  • Formulari
  • Certifikatë Mjekësore (e lëshuar në QKMF)
  • Certifikatë që nuk jeni Nën-Hetime
  • Diplomë e Shkollës Mesme apo Fakultetit
  • 2 Foto

Kursi është falas.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 22.10.2021 te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com

Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)
lorikfazlija@ffk-kosova.com

Në total 20 do të jetë numri i të pranuarve në kurs. Vetëm aplikacionet e kompletuara do të merren parasysh.

Formulari për shkarkim