13 shtator, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e trajnerëve për Licencën UEFA – B. Kursi do të mbahet përgjatë muajit tetor dhe kërkon një periudhë praktike, detyrë në klub gjatë muajve nëntor/dhjetor 2021. Kursi do të fillojë me datën 1 tetor 2021 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punës praktike dhe atë të provimeve.

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje për të rinj
– Stërvitje teknike&taktike
– Fitnesi fizik
– Analizë e lojës

Kriteret e pranimit në kurs janë:
• Dëshmi shkollimi (min. diploma e shkollës mesme)
• Vërtetim nga policia rreth dosjes penale
• Certifikatë shëndetësore pranë QKMF-së
• Kopje e licencës C
• Formularin e Aplikimit (shkarkoje këtu)

Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin veten fizikisht për këtë kurs.

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do ta marrin Licencën UEFA – B.

Licenca UEFA – B do të jetë kriter për licencat e ardhshme siç është Licenca UEFA – A për trajner.
Pagesa e kursit është 500 € (euro) për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme deri më 27 shtator 2021, te:

Sanije Krasniqi (FFK GrassrootsManager)
[email protected]

Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)
[email protected]

Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 20 persona. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.