Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federaten e Futbollit të Gjermanisë organizon seminarin e edukimit për trajnerë të Futbollit për Licencë “B” të UEFA-s.
Seminari fillon me datë 16. 06. 2015 dhe përfundon me datë 03. 07. 2015. Me vendim të KE të FFK-së përparësi të regjistrimit për vijimin e seminarit për trajner për Nivelin UEFA ‘’B ‘’ kanë kandidatët që propozohen nga Klubet futbollistike që garojnë në Ligen e parë të futbollit në Republiken e Kosovës.
Kriteret për regjistrim për vijimin e seminarit të UEFA ‘’B’’ janë :
- Kërkesë më shkrim
- Dy fotografi
- Certifikatë e lindjës
- Vertetim nga mjeku mbi gjendjen shëndetësore ( jo më të vjetër se gjashtë muaj)
- Dëshmi që nuk ka qenë i denuar për veper penale
- Përfundimi i së paku shkollës së mesme
- Dëshmi për së paku 5 vite përvojë ne futboll, (lojtar, apo trajner)
- Mosha minimale e kandidatit 25 vjec.
Kostoja e pageses per vijimin e seminarit eshte 390 euro.
Pagesa behet paraprakisht ne xhirollogarine e FFK. (1501001008428907)pasi qe kandidatet te marrin konfirmimin se jane te pranuar per vijimin e seminarit.
Afati i fundit për aplikim është dita e merkure, date 10. 06. 2015 në 16h.