logo ffk 250x250Pas publikimit të lajmit në lajmet qendrore të RTK-së kinse se për ta ka qenë e papërballueshme dhe e pakuptimtë kostoja e transmetimit televiziv, FFK-ja ndjen të nevojshme për hir të vërtetës të sqarojë opinionin se RTK-ja në asnjë rast nuk ka shfaqur interesim që të transmetojë ndeshjen Kosova-Omani, e aq më pak ka qenë në pyetje ndonjë kosto sepse askush nuk ka negociuar për një gjë të tillë. Por, siç duket RTK-ja pas presionit të taksapaguesve dhe adhuruesve të futbollit nga të gjitha anët është detyruar të shërbehet me gënjeshtra, për të hedhur fajin tek FFK-ja kinse ka vënë një kosto të papërballueshme. FFK-ja gjithmonë ka qenë transparente dhe e hapur ndaj të gjitha mediumeve, së këndejmi edhe ndaj RTK-së. Për, ne është e pakuptimtë që një medium që paguhet dhe financohet nga taksa paguesit e Kosovës të transmetojë ndeshje tjera të futbollit apo të basketbollit dhe të mos gjejë hapësirë për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës. Ne mbesim me shpresë se RTK-ja do të kuptojë më në fund rëndësinë që ka përfaqësuesja e Kosovës dhe ndeshjet e saj dhe do të ndryshojë qasjen.