14 dhjetor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës është nderuar me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2023” në Gala mbrëmjen “The Best of Kosovo 2023”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë mbrëmje speciale, që u mbajt në Prishtinë, u ndan çmime për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2023.

FFK-ja u nderua me këtë çmim për kontributin e saj në rritjen ekonomike në Kosovë, si një nga punëdhënësit më të mëdhenj të këtij viti në vendin tonë.

FFK falënderon Odën Ekonomike të Kosovës për vlerësimin e punës dhe po ashtu ështe krenare me sponsorët e saj që mundësojnë që federata të rritet në vazhdimësi dhe përveç aktivitetit e misionit të saj (zhvillimit të futbollit) të krijojë edhe mundësi punësimi dhe të bëhet strehë e shumë njerëzve, që kryejnë punë në dhe për FFK-në në të gjithë Kosovën. Faleminderit OEK!