Në ambientet e restorantit “Tradita” në Shkodër, presidenti i FFK-së Fadil Vokrri i shoqëruar nga anëtari i KE Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe zv. sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, shtruan darkë për kerët e Federatës së Futbollit të Finlandës dhe zyrtarët e FIFA-s të ndeshjes Kosova-Finlanda. Duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe qëdrim të këndshëm presidenti Vokrri tha se të dyja federatat do të bashkëpunojnë në të ardhmen edhe më shumë, ndërsa sa i përket takimit uroj që të mbretërojë “fair-play” dhe fryma sportive e të fitojë ekipi më i mirë dhe me fat. Në fund ta darkës u shkëmbyen edhe dhurata.