12 shtator, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se Federata e Futbollit e Kosovës dhe Vala Telekomi kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit gjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare. Vala Telekom, në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të jetë sponsore e Përfaqësueses së Kosovës dhe Superligës së Kosovës.