19 prill, 2019 – “We are all Equal – Të gjithë jemi të barabartë”. Kjo është moto nën të cilën Federata e Futbollit e Kosovës po zhvillon aktivitete dy herë në muaj me fëmijët me nevoja të veçanta në kryeqytet. Një aktivitet i tillë është mbajtur sot në stadiumin e KF “Ramiz Sadiku”, ku fëmijët e Qendrës Burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi” nën përkujdesjen e trajnerëve si dhe pedagogëve të tyre janë argëtuar me lojën e futbollit, por edhe me lojëra tjera për më shumë se dy orë. Prindërit e këtyre fëmijëve, por edhe vetë pedagogët janë shprehur të lumtur që bashkëpunimi me FFK-në është shumë i mirë dhe këtyre fëmijëve po u jepet mundësia e argëtimit nëpërmjet këtij projekti të ‘Grassroots’. Federata e Futbollit do të vazhdojë të jetë afër këtij komuniteti dhe këtë projekt do ta zgjerojë në muajt në vazhdim edhe në komunat tjera.