Sot më 3 korrik në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot ka nisur Kampi Nacional Edukativ për grup-moshën U-15, në të cilin po marrin pjesë 144 futbollistë nga 7 rajonet e Kosovës. Në hapjen solemne futbollistët e rinj, trajnerët dhe ekipin përzgjedhës fillimisht me një fjalë rasti i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, i cili foli për përkushtimin që po tregon FFK-ja për këtë kamp. Ndërkaq që në emër të kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri dhe të KE turneun e shpalli të hapur nënkryetari Agim Ademi, i cili mes tjerash theksoi se ky kamp që po mbahet tash e disa vjet që është i vetmi i formatit të tillë në rajon dhe ky është një rast i mirë për të vënë bazat jo vetëm të përfaqësueses U-15 por që do të krijon një bazament të fortë edhe për më tej. Nga ana e ti duke folur për rëndësinë e kampit përzgjedhësi Albert Bunjaku theksoi se kjo veç karakterit sportive ka edhe njohjen mes veti të këtij numri të madh të futbollistëve. Duke ju drejtuar futbollistëve ai u ka thënë se ju shumë shpejt një ditë do të mbroni ngjyrat e përfaqësueses A të Kosovës.
Sot para ditë janë zhvilluar dy ndeshje;
Prishtina I-Ferizaj 4:1
Gjakova-Prizreni 5:0
Pasdite do të takohen;
Mitrovica-Peja
Prishtina II- Gjilani
Deklaruan për kampin
Malsor Ajeti
Për mua është një privilegj që jam pjesë e këtij kampi. Për të gjithë neve është një rast i mirë që të tregojmë aftësitë dhe dijen tonë për lojën e futbollit. Unë falënderoj FFK-në dhe trajnerët që me kanë dhënë rastin të dëshmojë veten dhe konsideroj se kampe të tilla na ndihmojnë shumë jo vetëm në aspektin sportivë por edhe të njohjes dhe shoqërizimit.
Haxhi Sada
Falënderoj trajnerin i cili me ka përzgjedh të jem pjesë e një kampi kaq të madh që mendoj se është një rast shumë i mirë për të fituar përvojë dhe për ngritjen e futbollistëve të rinj. Do të përpiqem të jap maksimumin për të arsyetuar besimin dhe që nga ky kamp të mësoj diçka më shumë.
Altin Ibrahimi
Ky do të jetë një rast i mirë për të gjithë neve që të fitojmë një përvojë të mirë, për çka e falënderoj trajnerin që ma dha rastin të jem pjesë e këtij kampi. Do të mundohem që të punojë sa më shumë që nga kampi të largohem me një përvojë edhe më të madhe.