19 prill, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës kohë më parë kishte shpallur konkurs për dizajnimin e logos së re të saj në përputhje me kërkesat e kohës, prandaj sot në ambientet e hotelit “Internatinal – Prishtina”, është mbledhur Komisioni për përzgjedhjen e logos së Federatës së Futbollit të Kosovës në përbërje: Florent Mehmeti, kryesues(regjisor), Erodita Klaiqi- Kasumi dizajnere, Burim Myftiu fotograf, Jonader Bejo, drejtor i Dgit Alb për Kosovës dhe Arianit Ahmeti zv. sekretar i sekretarit të përgjithshëm. Në emër të FFK-së punë të mbarë Komisionit i ka uruar Arianit Ahmeti, zv. sekretar i sekretarit të përgjithshëm të FFK-së duke i inkurajuar që me profesionalizëm ta kryejnë detyrën për çka janë zgjedhur. Komisioni sipas detyrës ka nisur hapjen e ofertave nga konkurruesit, që ishin 161 sosh dhe të cilat po shikohen dhe analizohem me shumë kujdes, profesionalizëm dhe kompetencë për ta bërë përzgjedhjen e logos më të mirë, e të cilën pastaj do ta miratojë KE i FFK-së. Para hapjes së ofertave Komisioni ka debatuar për mënyrën dhe qasjen në secilën ofertë. Gjatë punës deri më tash u pa një përkushtim i atyre që kanë konkurruar dhe u panë shumë punime të mira me plotë domethënie dhe Komisioni do të ketë një punë shumë të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe për ta bërë përzgjedhjen e duhur.