22 nëntor, 2020 – Me mbështetje të presidentit të FFK-së dhe kryetarit të LRFP-së, Ismajl Ajeti, sot ka filluar seminari për avancimin e gjyqtarëve të rinj nga regjioni i Prishtinës. Në hapje të këtij seminari krahas kryetarit të LRFP-së, ishin të pranishëm edhe sekretari Fatos Hoxha, kryetari i komisionit të gjyqtarëve të regjionit, Ergyn Janovaliu dhe anëtarët e komisionit Gani Havolli, Ilir Shuleta dhe Bajram Krasniqi. Kryetari i LRFP-së, Ismajl Ajeti dhe kryetari i gjyqtarëve të LRFP-së, Janovaliu u shprehën të kënaqur me fillimin e këtij programi dhe me interesimin e kandidatëve për t’u bërë gjyqtar, duke iu ofruar atyre përkrahje të plotë profesionale. Ky seminar për gjyqtarët e rinj do të zgjasë 3 muaj dhe do të bazohet në punë teorike dhe praktike.