Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e mëposhtme:
Kosova U 21 – Irlanda U21, 7 shtator 2018, Stadiumi ‘Adem Jashari’, Mitrovicë, ora 19:00
Kosova – Ishujt Faroe, 10 shtator 2018, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë ora 20:45
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi shkarkoni formularin e mëposhtëm:
Formulari
Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Kosova U21 – Irlanda U21 është deri më 4 shtator 2018 në orën 16:00.
Ndërkaq, afati i fundit për aplikim për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, është deri më datën 6 shtator, 2018 në orën 16:00.
Aplikimet e dërguara pas këtyre datave nuk do të merren parasysh.
Federata e Futbollit e Kosovës
[email protected]