21 mars, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila do të zhvillohet më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shtyrë për ditën e martë. Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë. Për detajet tjera opinioni do të njoftohet me kohë.