Sot më 24 maj, nënkryetari i FFK-së Bekim Haxhiu, mbajti një takim me Komisarin e Raiffesien Superligës dhe Ligës së Parë z. Ismet Ahmeti dhe Komisarin i Ligës së dytë z. Ismajl Ajeti, ku u debatua rreth organizimit të ndeshjeve finale të Digitalb Kupës se Kosovës në dyja konkurrencat dhe për ndeshjet e barazhit.
Kështu që pas shumë diskutimeve me qëllim të mbarëvajtjes së këtyre ndeshjeve u vendos me sa vijon:
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave Hajvalia-Mitrovica do të zhvillohet më 28 maj në orën 13.30
Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve Drita – Prishtina do të zhvillohet më 28 maj në orën 16.00
Ndeshjet e barazhit për Raiffeisen Superligën zhvillohen sipas këtij orari.
Ndeshja Drenica-Dukagjini do të zhvillohet më 01. 06.2016 në stadiumin “Riza Lushta” në orën 16.00
Ndeshja Drita-Flamurtari do të zhvillohet më 02. 06.2016 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 16.00
Ndeshjet e barazhit për Ligën e parë zhvillohen më këtë orar.
Ndeshja e parë zhvillohet më 4.06.2016 në stadiumin e “Agron Rama” në Kastriot dhe fillon në orën 16.00, ndërsa ndeshja e dytë po në të njëjtin vend zhvillohet më 5 .06.2016 në orën 2016.
Meqenëse, në Ligën e dytë ka mbetur edhe një javë pa zhvilluar çiftet do të dihen pas përfundimit të garave dhe do të njoftoheni me kohë.