- Sot më 16 prill, KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku shqyrtoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. Anëtarët e KE debatuan rreth përgatitjeve për ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë dhe Sengalit që do të zhvillohen më 21 maj dhe 25 maj dhe konstatuan se përgatitjet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Miqësorja Kosovë-Turqi në stadiumin “Adem Jashari”
Me këtë rast KE vendosi që ndeshja Kosovë-Turqi të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Po ashtu miratoi edhe orarin e garave për ndeshjet e barazhit dhe për ndeshjen finale të kupës. Kështu ndeshjet e barazhit do të zhvillohen me 3 qershor për Ligën e parë dhe më 4 qershor për Superligën e Kosovës, ndërsa vendi se ku do të zhvillohen do të caktohet pasi që do të dihen skuadrat që do të ballafaqohen në këtë garë. Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 7 qershor. KE po ashtu miratoi raportin financiar për vitin 2013.