26 maj, 2017 – Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ndërmjet Hajvalisë dhe Kosovës së Prishtinës, do të zhvillohet më 31 maj, në orën 13:00, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, para ndeshjes finale të Digitalb Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Besës dhe Llapit.