10 maj, 2017 – Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së 30-të në Vala Superligë. Prishtina ka shënuar fitore si vendase duke e mposhtur Lirinë në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, me rezultat 3:1. Kjo fitore e riktheu Prishtinën në pozitën e dytë. Makenda shënoi dy gola në minutat 27-të dhe 57-të, derisa me një gol kontribuoi Khalid, në minutën e 78-të. Në anën tjetër, golin e vetëm për Lirinë e shënoi Chibueze, në minutën e 38-të. Fitore të rëndësishme para tifozëve të vet shënoi edhe Llapi në përballje me Feronikelin, me rezultat 2:0. Golat për llapjanët i shënuan Valon Zeqiri, në minutën e 45-të dhe Mirlind Daku, në minutën e 80-të. Kjo fitore ia mundëson Llapit të luftojë për pozitën e dytë. Fitore me rezultat bindës në shtëpi ka regjistruar Gjilani, që e ka mposhtur Drenicën, me shifrat 4:1. Betim Haxhimusa realizoi katër gola në këtë sfidë, derisa golin e vetëm për Drenicën e ka shënuar Kreshnik Lushtaku. Ndërkohë, Trepça dhe Drita kanë barazuar 1:1, në sfidën e të rrezikuarve, kurse Ferizaj ka shënuar fitore me vështirësi në Kizhnicë përballë Hajvalisë, 1:0, me golin e Elbasan Thaçit.
Vala Superliga
Prishtina – Liria 3-1
Llapi – Feronikeli 2-0
Gjilani – Drenica 4-1
Hajvalia – Ferizaj 0-1
Trepça – Drita 1-1
Dje
Besa-Trepça’89 0-2
Liga e Parë
Istogu – KEK-u 3-0
Vllaznia – Ballkani 2-2
2 Korriku – Kosova (P) 3-0
Dukagjini – Ramiz Sadiku 3-0
Vitia – Vëllaznimi 0-1
Fushë Kosova – Vushtrria 0-0
Rahoveci – Ulpiana 2-0
Nesër
Deçani – Flamurtari