prishti-dritaSot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 8-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Llapit ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me skuadrën kampione në fuqi, Feronikelin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për llapjanët e ka shënuar Egzon Sinani në minutën e 40-të. Ndërkohë, Prishtina ka barazuar në shtëpi me Dritën, 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Alban Shillovës në minutën e 63-të, ndërsa Prishtinën nga humbja e shpëtoi koreani Park Sung në minutën e 69-të. Hajvalia ka vazhduar serinë e pozitive të rezultateve, duke e mundur Istogun, me rezultat 1-0. Liridon Leci në minutën e 79-të shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Pikët e plota në këtë mesjave i ka arkëtuar edhe Vushtrria, e cila në “Ferki Aliu”, mundi Drenicën me golin e Mehmet Gerxhaliut në minutën e 78-të. Ndërkaq, sfida ndërmjet Besës dhe Gjilanit u mbyll pa fitues dhe pa gola.