trepca89-feronikeli5Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 31-të në Raiffeisen Superligë. Feronikeli ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e mundur Llapin, me rezultat 2-1 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Golat për kampionët e dyfishtë i shënuan Mark Milicaj (73’) dhe Përparim Livoreka (88’), derisa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Egzon Sinani (75). Hajvalia i është kthyer fitoreve, duke mundur Gjilanin, me rezultat 3-1, në Kizhnicë. Dy gola i shënoi braziliani Sergio Da Luiz Junior dhe një gol Shkëlqim Pacolli, ndërkaq golin e vetëm për mysafirët e shënoi Alban Rexhepi.
Trepça ’89 ia ka vështirësua edhe më shumë punët Dritës në garën për t’iu shmangur barazhit. Mitrovicasit mundën gjilanasit si mysafirë me rezultat 0-4. Nga dy gola në këtë ndeshje i shënuan Adeleke Akinyemi dhe Blerand Kurtishaj. Ndërkohë, fitore të rëndësishme ka shënuar Prishtina, e cila mundi Istogun, me rezultat 1-0, dhe më këtë trepikësh prishtinasit i shmangen garës së barazhit. Gentrit Begolli (33’) realizoi golin e fitores për kryeqytetasit. Pikët tejet të rëndësishme ka siguruar edhe Drenica, e cila në stadiumin “Bajram Aliu” mundi Vushtrrinë, me rezultat 6-2. Drilon Osmani (15’), Hysen Tahiri (24’, 68’, dhe 72’), Granit Arifaj (31’), Gentri Mehmeti (45’, autogol) shënuan për kuqezinjtë e Skënderajt, kurse për vushtrriasit realizuan, Etrit Halimi (37’) dhe Lulzim Neziri (64’). Edhe Liria ka marrë pikët e mëdha në duel me Besën e Pejës, duke fituar me rezultat 2-1. Fisnik Ramadanaj dhe Liridon Fetahaj (54’) shënuan për nikoqirët që tani kanë 38 pikë, por akoma mbesin në garën për t’i ikur barazhit, kurse, Kastriot Rexha shënoi për ekipin pejanë.
Raiffeisen Superliga – Java e 31-të
Feronikeli – Llapi                    2-1
Drita – Trepça-89                   0-4
Hajvalia – Gjilani                    3-1
Drenica – Vushtrria                6-2
Prishtina – Istogu                  1-0
Liria – Besa                          2-1
Liga e Parë – Java 28-të
Trepça – Rahoveci                3-1
Vëllaznimi – Vitia                 1-0
KEK-u – Luftëtari                 6-0
Fushë Kosova – Flamurtari  2-1
Ballkani – Behari                   3-1
2 Korriku – Dukagjini           2-2
Ramiz Sadiku – Ferizaj         2-1
Vllaznia (P) – Kosova (P)     3-0