Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 dhe Besa kanë shënuar fitore para tifozëve të vet. Trepça’89 e mundi Vëllaznimin, me rezultat 2:0, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Të dy golat mitrovicasit i shënuan në pjesën e parë. Fillimisht Argjend Mustafa i zhbllokoi shifrat, me golin e shënuar në minutën e 6-të, derisa epërsinë e ngriti Emin Baliqi, në minutën e 38-të, që njëherësh edhe e vulosi rezultatin përfundimtar. Ndërkohë, Besa e ka mposhtur Dritën në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e vetëm të kësaj fitoreje të pejanëve e shënoi Kastriot Rexha, në minutën e 43-të pas asistimit të Fitim Kasapit.