22 korrik, 2019 – Kosova ka talente të shumta në Diasporë dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare të grupmoshave është jashtëzakonisht e madhe. FFK viteve të fundit ka shpeshtuar mbajtjen e Kampeve U15 në shtetet e ndryshme të Evropës me qëllim që t’u jepet mundësi të gjithë talenteve që t’i tregojnë vlerat e tyre para trajnerëve të ekipeve kombëtare. Ndërkohë, njoftohen të gjithë të interesuarit në Zvicër se personi i vetëm përgjegjës dhe i autorizuar për kontakt me talentet në këtë shtet është anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Flamur Bunjaku. Të gjithë ata që janë të interesuar për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës ftohen që kontaktojnë drejtpërdrejt me Flamur Bunjakun nëpërmjet emailit: flamurbunjaku@ffk-kosova.com ose në tel: +41 79 222 15 82.