15 mars, 2018 – Sot është zhvilluar ndeshja përmbyllëse e javës së 23-të në Vala Superligë ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtarit, e cila është mbyllur pa fitues, 0:0. Gjilani pati mbizotërimin në lojë, por nuk arriti ta gjejë rrugën e golit, edhe pse pati disa mundësi të mira shënimi. Në anën tjetër, Flamurtari u përqendrua kryesisht në mbrojtje dhe në fund me meritë arkëtoi një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbetje në elitë.