27 maj, 2017 – Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 30-të, të fundit, në Ligën e Parë. Flamurtari dhe Vëllaznimi janë dy skuadrat që e kanë siguruar rikthimin në elitë, ku të dy skuadrat e kanë mbyllur edicionin me pikë të barabarta, por që titullit të kampionit në këtë ligë iu gëzua Flamurtari duke iu falënderuar bilancit më të mirë në përballjet e ndërsjella. Kësisoj, skuadra kuqezi nga kryeqyteti rikthehet në elitë pas gjashtë vjetësh të kaluara në Ligën e Parë, ku në dy vitet e fundit kishte dështuar të rikthehej në shoqërinë e vjetër përmes barazhit. Kapitenit të Flamurtarit, Fidan Hasani, trofeun e kampionit pas fitores kundër KEK-ut në Kastriot, ia ndau nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, derisa medaljen për skuadrën kuqezi i shpërndanë sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Vjollcë Krasniqi. Ndërkohë, në barazh për inkuadrim në elitë do të luajnë Vllaznia dhe Dukagjini. Ndërkaq, në barazh për mbetje në Ligën e Parë do të luajnë Ulpiana dhe Rahoveci, pasi Ramiz Sadiku dhe Ballkani shënuan fitore dhe i shpëtuan barazhit, derisa Kosova (P) do t’i fitojë tri pikë në tavolinë pasi Deçani nuk u paraqit fare në fushë për ta zhvilluar ndeshjen kundër skuadrës prishtinase.
 
Rezultatet e sotme
Liga e Parë
Fushë Kosova – 2 Korriku 0:3
KEK-u – Flamurtari 1:2
Istogu – Ramiz Sadiku 1:2
Ballkani – Vushtrria 3:2
Dukagjini – Vitia 4:3
Vllaznia – Ulpiana 0:3
Rahoveci – Vëllaznimi 1:2
Deçani – Kosova (P) nuk u zhvillua
Liga e Femrave
Mitrovica – Llapi 2:1
Superliga Juniorët
Vëllaznimi – Liria 4:3
KEK-u – Vushtrria 2:3
Besa – Gjakova, nuk u zhvillua
Liga e Kadetëve
Besa – Gjilani 1:1
Trepça – Ferizaj 2:1
Trepça’89 – Feronikeli 1:0